Drejtimi i Kombëtares, "ëndërr " e Tares
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Igli Tare ëndërron që një ditë të drejtojë Kombëtaren shqiptare. Ish-kapiteni i Shqipërisë, sot drejtor sportiv i klubit të Lacios, ka pohuar se në të ardhmen do të japë kontributin e tij për futbollin shqiptar, por më parë duhet të realizojë projektin që ka me klubin roman.


Pyetjes nëse ai e kishte menduar ndonëherë të bëhej trajneri i kombëtares shqiptare, ai i përgjigjet; "Do të isha hipokrit nëse do të thosha se kjo ide nuk më ka kaluar ndonjëherë në kokë, apo më saktë të mohoja se kjo ide nuk më ka grishur sadopak. Unë e di se një ditë do të rikthehem në vendin tim dhe do të jap kontributin për vendin tim, por tani është herët. Në këtë moment jam tërësisht i fokusuar te Lacio, sepse kam një projekt për të realizuar dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë." eshte shprehur Tare.

Në një intervistë për “abcnews” Tare ka treguar edhe disa nga detajet që bënë të mundur transferimin e yllit të Kombëtares gjermane, Miroslav Klose, te Lacio. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2013, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori