Drejton ekip moshash në Gjermani, trajnerja shokon gazetarin me këtë përgjigje
Trajnerja e BV Cloppenburg Imke Wubbenhorst, e cila është gruaja e parë që trajnon një ekip të djelmoshave në një prej pesë kategorive kryesore të Gjermanisë, i ka dhënë një përgjigje klasi një gazetari që bëri një pyetje të motivuar nga seksi i saj.

Kur pyetet nga gazeta gjermane Welt nëse lojtarët e saj duhet të mbulohen kur ajo hyn në dhomën e zhveshjes, Wubbenhorst përgjigjet me sarkazëm:

“Patjetër që jo. Jam një profesioniste. Unë e zgjedh ekipin në bazë të madhësisë së penisit.”

Wubbenhorst, 30 vjeçe, në dhjetor është emëruar trajnerja e Cloppenburgut që luan në kategorinë e pestë gjermane.

Detyra e saj është të shpëtojë ekipin e saj nga rënia në kategorinë më poshtë. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2019, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori