Drejtori i Barçës: De Ligt iu bashkua Juventusit për të fituar më shumë para
Drejtori ekzekutiv i Barcelonës, Oscar Grau, ka pohuar se paratë janë arsyeja e vetme pse Matthijs de Ligt iu bashkua Juventusit duke refuzuar në këtë mënyrë katalanasit.

Për një kohë të gjatë, Barça ishte favorite për ta blerë qendërmbrojtësin holandez, por dështoi të arrijë marrëveshje personale me të dhe ish-mbrojtësi i Ajaxit iu bashkua "Zonjës së Vjetër".

Ne i bëmë ofertë, por ai preferoi të shkojë tek Juventusi, ku ligji italian i taksave ia mundëson atij të fitojë pagë më të lartë neto”, tha Grau.

De Ligt me Juventusin përfiton 8 milionë euro në sezon, plus 4 milionë të tjera në formë bonuse.
Shtuar më 19/09/2019, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori