Drejtori i Leipzigut vendos edhe celurin në fushë për ti treguar arbitrit gjithçka (VIDEO)
Bayerni i Mynihut mundi me penallti Leizigun, në transfertën që ishte e vlefshme për 1/16-at e Kupës së Gjermanisë. Por në fakt, ndeshja u bë e njohur për një tjetër motiv.

Në fund të pjesës së parë, drejtori sportiv i Leipzigut, Ralf Rangik, zbriti nga vendi i tij në tribunë, dhe u drejtua për tek fusha e lojës.

Motivi ishte për të kundërshtuar njërin prej arbitrave anësor, i cili pak më parë kishte kthyer një faull të cilin kryesori e akordoi për vendasit, por pas një konsultimi me asistentin anësor, e ktheu për Bayernin.

Për këtë arsye, drejtori Rangik la vendin e tij, dhe me telefonin e tij i tregoi anësorit faullin, që sipas tij i takonte Leipzigut. Tashmë pas VAR-it, edhe celulari po “ndihmon” arbitrimin... /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2017, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori