Drejtori i Realit injoron Ronaldon
Drejtori i skuadrës së Real Madrid, Emilio Butrageno ka theksuar se ka respekt për Ronaldon, por ai i përket së kaluarës. Në lidhje me trajnerin Solari ai tha se beson që do të ketë sukses.

“Kemi besim tek ekipi dhe lojtarët tanë. Asgjë nuk ka përfunduar. Na pret një sezon i gjatë, edhe pse fillimi nuk ka qenë nga më të mirët për ne. Gjithsesi, gradualisht po arrimë të rikuperojmë.

Solari po bën një punë të mirë me skuadrën dhe jam i sigurt që në të tilla ritme do të vazhdojë. Sa i përket Ronaldos, për të kemi një respekt të madh për atë çka ai ka dhënë gjatë kohës kur luante me ne, por tashmë emri i tij i përket së shkuarës. Duhet të shohim përpara.

Nuk dua të flas rreth kësaj çështjeje, sepse Reali tashmë e ka një trajner dhe ai është Solari, i cili do ta drejtojë skuadrën deri në vitin 2021”, tha Butrageno. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2018, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori