Drejtori i sëmundjeve infektive në Itali: Serie A mund të rikthehet për një muaj
Serie A po mendon që të vazhdojë sezoni nga aty ku ka mbetur në fund të muajit maj.

Liga italiane u suspenduar në muajin mars shkaku i coronavirusit, derisa kanë filluar të bëhen planet e para që të rikthehet gjithçka në normalitet.

Sipas Federatës së Futbollit të Italisë, klubet mund të fillojnë me stërvitjet më 4 maj dhe me 30-31 maj të zhvillohen takimet e para.

“Si qëndrojnë gjërat sot, Serie A mund të mos rikthehet, por ajo mund të rifillojë në një muaj, duke luajtur mbrapa dyerve të mbyllura”, ka thënë drejtori i sëmundjeve infektive në Itali, Giovanni Rezza.

“Të gjithë janë duke i shikuar mundësitë se kur mund të rifillohet një gjë e tillë, mirëpo do të jetë një rrezik, por që mund të menaxhohet, nëse i qasemi mirë”.

“Federata tashmë i ka shikuar të gjitha mundësitë që lojtarët, stafi dhe të gjithë në futboll mos të rrezikohen”, ka shtuar më tej ai.

Lojtarët thuhet se do të testohen pas çdo takimi, në mënyrë që të evitohen infektimet.
Shtuar më 15/04/2020, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori