Drejtori sportiv i Borussia: Barcelona e di se si e shesim ne Dembelen, mos provojë ndryshe
Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, ka pranuar se do ta shesë Ousmane Dembele në Barcelonë nëse kërkesat e tyre plotësohen.

Frencezi vazhdon të jetë i lidhur fort me një lëvizje në Blaugrana, teksa ata kërkojnë të mbushin zbrazëtin e lënë nga Neymar pas lëvizjes së tij në Paris Saint-Germain. "Ne kemi një qëndrim të qartë", tha Zorç për Sky. "Nëse kërkesat tona për Dembele janë përmbushur atëherë ai do të transferohet këtë verë. Megjithatë, nëse kërkesat tona nuk janë plotësuar atëherë ai do të mbetet në Borussia. Ne nuk do të lejojmë që ky vendim të zvarritet deri në ditën e fundit të tregut", përcjell Albeu.com.

Në këtë mënyrë ai ia pren shkurt sërish Barcelonës se e vetmja mënyrë që të marrin Dembelen është të paguajnë 150 milionë euro. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2017, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori