Drejtori sportiv i Fiorentinës tregon tmerrin e kaluar nga koronavirusi: Ja ngjita gjithë familjes
Përhapja e Koronavirusit arriti kulmin në Itali, ku u regjistruan raste të shumta të prekurish dhe viktimash.

Një nga personat e prekur ishte edhe drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Prade.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se e kishte marrë virusin dhe pa kuptuar e kishte transmetuar te familjarët e tij që qëndruanspital për 30 ditë.

"Mua më preku Koronavirusi të parin në familjen time. Për këtë arsye unë pa e ditur e transmetova atë te 9 anëtarët e familjes sime. U prek gruaja, vajza, vjehrra dhe nipërit e mi. Më e keqja ishte për vjehrrën, për të cilën unë me të vërtetë u frikësova shumë. Ata qëndruanspital për 30 ditë, por për fatin e mirë, ishin në një nga klinikat më të mira në botë.

Ky virus është i poshtër. Ju as nuk mund të lëvizni nga shtrati, keni temperaturë të lartë, kollë, djersë dhe diarre. Bëhet vërtetë e frikshme, kur shikoni ata rreth jush që sëmuren, madje edhe ambulancën që vjen të marrë vjehrrën. Për fatin e mirë ne të gjithë u shëruam dhe unë gjithmonë do mundohem të ndërgjegjësoj njerëzit për respektimin e masave", u shpreh Prade.
Shtuar më 14/05/2020, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori