Drejtori sportiv i Juventusit i gatshëm për shkëbim, Dybala-Kane
paratici00
Raportimet nga Sky Sport Italia thonë se Dybala do të pranojë një kontratë të re nga Juventus, mirëpo nëse ky i fundit refuzon atëherë ai do të vendoset në listën e shitjes.

Vitin e fundit, Dybala ka pasur probleme të shumta me lëndime dhe si pasoj e kësaj ai nuk ka luajtur shumë minuta të Zonja e Vjetër.

Ai ka shënuar vetëm 1 gol në 8 paraqitjet e tij me Juventusin, Ronaldo dhe Morata kanë marrë gjithë vëmendjen e sulmit.

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, tha për Gazzetta dello Sport se Covid-19 është arsyeja e rënies se formës së argjentinasit.

"Covid lë efekte të cilat qëndrojnë në trup edhe pas shërimit, e veçanërisht për një lojtar si Dybala, i cili duhet të gjejë përsëri rrugën e tij drejt të dribluarit sikurse më herët", u shpreh italiani.

Ai gjithashtu u shpreh se do nuk të preferonin një shkëmbim midis Dybala dhe Pogbas. "Unë nuk do ta jepja Dybala për Paul Pogba (e Manchester United) por nëse do të mund ta shkëmbeja atë, atëherë do ta bëja me Harry Kane të Tottenhamit", përfundoi ai".
Shtuar më 29/12/2020, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori