Drejtori sportiv i Juventusit shuan zërat: E ardhmja e Ronaldos është këtu
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka mohuar zërat se sulmuesi Cristiano Ronaldo, do largohet në verë.

Thuhet se portugezi në verë mund të largohet dhe t’i bashkohet gjigantit francez, PSG.

Por, Paratici është i sigurt se e ardhmja e lojtarit është në Torino.

"Mund t’iu sigurojë se e ardhmja e Cristiano Ronaldos është këtu të Juventusi. Nuk i japim shumë vëmendje spekulimeve, ka shumë lajme çdo ditë", u shpreh ai.

Mbetet të shihet për të ardhmen e CR7, meqenëse edhe ish klubi, Manchester United ka interesim./
Shtuar më 21/11/2020, ora 21:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori