Drejtori sportiv i Juventusit takohet me agjentin e sulmuesit polak
Juventusi ka pasur disa takime këto ditë në Milano. Në veçanti, drejtori sportiv Fabio Paratici është takuar me agjentin e Krzysztof Piatek, shkruan Albeu.com.

Sipas "Calciomercato.com" Juventusi thjesht është interesuar për situatën aktuale të Piatek, i cili kërkohet nga shumë klube dhe presidenti i klubit, Preziosi po pret për të vendosur një çmim përfundimtar.

Preziosi është i bindur se do të jetë në gjendje të shesë Piatek në verë, me një çmim edhe më të lartë. Për momentin, çmimi i Piatek është 40/45 milionë euro dhe Juventusi kishte bërë një kontakt paraprak në tetor, por ata nuk duan të paguajnë më shumë se 20/25 milionë.

Partici donte të merrte një përditësim për sulmuesin polak, i cili iu bashkua Genoa verën e kaluar për vetëm 4 milionë euro. Piatek gjithashtu ka qenë i lidhur me Chelsean dhe Barcelonën. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2019, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori