E FUNDIT/ Sherr me armë në Bulqizë, 1 i plagosur
Drejtori sportiv i Juves u premton tifozëve Mbappen
Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, u ka thënë tifozëve bardhezi se ai do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta blerë Kylian Mbappen.

Ylli i PSG-së është bërë ndër lojtarët më të kërkuar në botën e futbollit pas një sezoni të shkëlqyer vitin e kaluar kur e fitoi edhe Kupën e Botës me Francën, duke luajtur rol kyç gjatë gjithë turneut në Rusi.

Ai e vazhdoi formën e mirë me PSG-në, dhe momentalisht është i dyti pas Lionel Messit në listën e golashënuesve më të mirë në top pesë ligat evropiane me 25 gola.

Megjithatë Juventusi do të përballet dhe me konkurencën e Real Madridit që gjithashtu synon të afrojë francezin në Santiago Bernabeu.




Shtuar më 15/03/2019, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori