Drejtori sportiv i Milanit: Duhet të ndryshojmë mentalitetin
Pëlqej
Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo Araújo, ka folur në lidhje me barazimin e djeshëm të skuadrës kundër Atalantës.

Milan përsëri i humbi dy pukë të rëndësishme në kampionat ku u nda me rezultat 2-2 kundër Atalantës dhe kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak Leonardos.

“Mentaliteti? Nuk është një arsyetim por nëse i shikoni pesë vjetët e fundit, Milani përfundoi larg prej top vendeve të tabelës”, tha ai për Sky Sport Italia.

“Duhet të ndryshojmë, duhet ta ndryshojmë mentalitetin e vendit të shtatë në tabelë. Ne mund të japim sinjale në ndeshjet e ardhshme”.

“Mendoj se klubi duhet ta ketë mentaliteti e fituesit dhe jemi duke e ndërtuar një skuadër që merr rezultate”./albeu.com/


Shtuar më 24/09/2018, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori