Drejtori sportiv i Milanit: E ardhmja e Ibras do të vendoset në fund të sezonit
Ylli suedez i futbollit, Zlatan Ibrahimovic, vazhdon të mos e ketë të ardhmen e tij të caktuar, dhe spekulimet lidhur me të janë të shumta.

Ibra do të mbetet pa kontratë brenda pak ditëve dhe marrëveshja për rinovimin me Milan nuk është as afër.

Lidhur me të ardhmen e tij ka folur edhe Frederic Massara, drejtori sportiv i Milan, i cili ka thënë se fundi i sezonit do të jetë vendimtar.

"Ibrahimovic është një kampion. Skuadra është përmirësuar me arritjen e tij, por kur të vjen fundi i sezonit, ne duhet të ulemi dhe të diskutojmë situatën, përfshirë dëshirën e tij", ka thënë Massara.

"Ai dëshiron të ndihmojë Milanin gjatë kohëve të vështira për klubin. Nuk mund të harrohet se secila skuadër përmirësohet kur ka Ibrahimovicin me vete", shtoi drejtori i Milan.

Ibra u rikthye për aventurën e tij të dytë me Milan gjatë merkatos së janarit. Fillimi ishte i mirë për të, por me kohën raporti i tij me drejtuesit e klubit duket të jetë i thyer.
Shtuar më 23/06/2020, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori