Drejtori sportiv i RB: Nuk fajsoj Keitan që dëshiron të largohet
Mesfushori Keita vazhdon të jetë i lidhur me një lëvizje të madhe në Liverpul. Drejtori sportiv i RB Leipzig ka folur për mundësinë e largimit të mesufshori dhe mendimet që po ia fusin të tjerët në kokë.

"Duhet të jetë dikush që ti vërë gjërat në drejtimin e duhur", tha ai. "Djemtë nuk janë problemi këtu. Është mjedisi që i rrethon. Dikush nga shoqëruesit e tyre u tregon lojtarëve se pse duhet të largohen menjëherë. Nuk mund të fajësoj lojtarët. Bota është mësuar që çdo lojtarë të lërë një ekipi më të vogël për dikënd më të madh duke humbur mirënjohjen " përfundoi drejtori sportiv i RB Leipzig Ralf Rangnick, përcjell Albeu.com.

Lojtari është i lidhur me një transfeim tek Liverpool porklubi i tij po tregon një kokforci të madhe duke refuzuar edhe oferta prej 62 milionë paund. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2017, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori