Drejtues të Federatës Franceze kontroll në "Elbasan Arena"
Një grup drejtuesish nga Federata Franceze e Futbollit kanë qënë ditët e fundit në Shqipëri për të parë nga afër kushtet në stadiumin "Elbasan Arena", aty ku në qershor do të luhet miqësorja mes Shqipërisë dhe "Gjelave", shkruan "Panorama".

Përveç stadiumit, drejtuesit e futbollit francez kanë parë edhe kushtet hotelerike në Elbasan.

Miqësorja Shqipëri-Francë është programuar të luhet më 13 qershor, ora 20:45. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2015, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori