Drejtuesit e 2 skuadrave londineze udhëtojnë drejt Stambollit për të ndjekur Muriqin
Vedat Muriqi vazhdon ta tërheqë interesimin e skuadrave evropiane.
Ylli kosovar do të jetë i angazhuar gjatë javes me skuadrën e tij, në derbin më të madh në Turqi, Fenerbahce–Galatasaray.
Sipas "Sportwitness"-it gjatë kësaj ndeshjeje pritet që të jenë prezentë në stadium edhe
drejtuesit e West Ham, të
cilët do të monitorojnë Vedat Muriqin.
Pas Muriqit janë edhe skuadra si Manchester Unitedi e Tottenham, me zyrtarët e këtyre të fundit të
cilët po ashtu pritet të jenë prezentë në Turqi.
Shtuar më 27/09/2019,
ora 17:55