Drejtuesit e Barcelonës në “San Siro” vëzhgohet sulmuesi i Frankfurt


Përballja midis Interit dhe Eintracht të Frankfurtit ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve elitare, ndër to dhe Barcelona.

Në tribunën "VIP" të "San Siros" janë parë tre nga drejtuesit më të lartë të klubit katalanas: drejtori sportiv, Erik Abidal, menaxheri i përgjishëm, Pep Segura, dhe anëtari i komitetit teknik Ramon Planes.

Lojtari nën vëzhgimin e zyrtarëve të kampionëve të Spanjës është sulmuesi i Frankfurtit Luka Joviç. Talenti serb po mahnit prej dy sezonesh në Bundesligë, ndërsa u tregua vendimtar edhe në takimin e sotëm ku shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen.

Joviç është vetëm 21 vjeç dhe shikohet si kandidat i mundshëm për të pasur Luis Suarez në rolin e sulmuesit te skuadra “blaugrana”. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2019, ora 22:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori