Dribling dhe parabol, magjia e Ha Dae-Sung (VIDEO)

Në Teheran, kundër skuadrës së Esteghlal, kapiteni i FC Seul Ha Dae-Sung shënon një gol me të vërtetë spektakolar në ndeshjen gjysëmfinale të Asian Champions League. Mesfushori koreano-jugor nxjerr bllof një prej mbrojtësve iranianë falë një driblimi mjeshtëror dhe më pas falë një parabole fantastike mposht porterin e Esteghlal.

FC Seul preu biletën për në finalen e kompeticionit falë rezuëtatit të përgjithshëm 4-2. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 18:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori