Dridhet Juve, United kërkon Vuçiniç
Manchester United po mendon seriozisht transferimin në Angli të sulmuesit të Juventus Mirko Vuçiniç. Lajmi mbërrin nga mediat angleze disa ditë pasi vetë agjenti i futbollistit malazez pranoi interesimin e "Djajve të Kuq".


Sipas asaj që shkruan "Sky Sports UK", 29-vjeçari bask Fernando Llorente do të jetë pikërisht zëvëndësuesi i Vuçiniç te bardhezinjtë.

Disa ditë më parë agjenti Alessandro Lucci pat deklaruar: "Nuk më takon mua ta them por Manchester United është një klub i një niveli botëror, ashtu si dhe Juventus. Është normale që ndjekin Mirkon. Conte e konsideron një lojtar kyç". /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2013, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori