Drita i jep fund aventurës në Europa League
Drita e mbylli në barazim 1-1 sfidën e kthimit ndaj Dudelanzh, në turin e dytë eliminator në Europa League. Gjilanasve, nuk i mjaftoi ky rezultat, duke parë humbjen që pësuan ndeshjen e parë, 2-1 në Luksemburg.

Ishte Limani që zhbllokoi shifrat në minutën e 26' për gjilanasit, gol që ngriti peshë shpresat e tyre për një kualifikim të mundshëm.

Por, në fillim të pjesës së dytë Stumpf barazooi shifrat në 1-1, dhe deri në fund nuk pati më ndryshim rezultati.

Një ecuri e mirë e Dritës, në herën e parë që merr pjesë në kompeticionet europiane, që me siguri ka nevojë për përmirësim në sezonet e ardhshme.
Shtuar më 02/08/2018, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori