Drogba-Barça, sa pranë njëri-tjetrit
Sipas asaj që raporton gazeta britanike "Sun", Didier Drogba dhe Barcelona duken shumë pranë arritjes së akordit. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë duket i vendosur për të mbyllur karrierën në "Camp Nou" dhe klubi blaugrana është e gatshme ti ofrojë një super kontratë me një pagë vjetore prej 6 milionë eurosh.

Por siç është thënë edhe publikisht, dëshira e Didier Drogba është të qëndrojë te Chelsea, por raportet me klubin e "Stanford Bridge" nuk janë tejet të mira dhe sulmuesi do të qëndrojë vetëm nëse Chelsea i ofron një kontratë 2-vjeçare. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2012, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori