Drogba fton Riberyn tek Chelsea
Albeu.com
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, thotë do të ishte i lumtur nëse blutë do ta transferonin anësorin e Bayern Munich, Frank Ribery. Ribery pritet të largohet nga gjiganti gjerman gjatë afatit kalimtar veror, pasi marrëveshja e tij skadon në vitin 2011 andaj nëse ...... Bayerni dëshiron të përfitojë, duhet ta shesë atë këtë verë. Real Madridi, Barcelona, Manchester Unietd, Manchester City dhe Chelsea, që të gjithë janë të interesuar për shërbimet e francezit, por Drogba shpreson ai të zgjedhë pikërisht ekipin e tij. “E njoh Frank që kur kam luajtur në Guingamp. Nëse ai vjen në Chelsea do të isha i lumtur. Ai është i uritur për sukses. I dua futbollistët e tillë”, ka thënë Drogba.
Shtuar më 07/05/2010, ora 17:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori