Drogba: Lukaku do t'i tund rrjetat e kundërshtarëve në Premier League
Pëlqej
Një ndër ata që kanë parakaluar në tapetiun e kuq të FIFA-s për më të mirët e sezonit të kaluar, është edhe legjenda e Chelsea dhe Bregut të Fildishtë, Diedier Drogba

Drogba ka folur për Chelsean por edhe për Lukakun që e kanë krahasuar me të shumë.

“Është e mahnitshme që të vijë këtu dhe të takojë djemtë me të cilët kam luajtur”, ka thënë ish sulmuesi i Chelsea.

“Ku ka vend më të mirë se të festojmë për futbollin se Londra?”.

“Goli i Gareth Bale është i tillë që ju e ëndërroni para se të flini në ndonjë ndeshje. Kujtohet gjatë gjithë kohës”.

“Ato që Lukaku është duke bërë nuk ka të bëj asgjë me mua! Ai do të tund shumë rrjeta në Premier League. Nëse rri këtu, do ta kap Agueron që po ashtu po ja del mirë. Ai ka kohë dhe talent”, ka thënë Drogba.
Shtuar më 24/09/2018, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori