Drogba nënshkruan kontratë të re me Çellzin
Albeu.com
Didier Drogba ka vendosur t'u japë fund spekulimeve të cilat e lidhin atë me një kalim të mundshëm te Barcelona, me ç'rast do të nënshkruajë një kontratë të re me Çellzin.

Këtë e dëshmon edhe vet deklarata e futbollistit I cili ka bërë të ditur se është në bisedime shumë serioze me drejtuesit e skuadrës dhe beson se në fund gjithçka do të mbyllet në mënyrë pozitive.

Që nga largimi i Jose Mourinhos, Drogba ka qenë pjesë e spekulimeve të vazhdueshme për t'u larguar nga Stamford Bridge.

Dyshja ka pasur marrëdhënie shumë të mira profesionale, dhe pritej që sulmuesi nga Bregu i Fildishtë t'i bashkohej ish-trajnerit të tij në skuadrën e radhës.

Megjithatë, pas caktimit të Mourinhos si trajner i Interit, portugezi kishte deklaruar se nuk dëshiron të transferojë ndonjë sulmues. Pas kësaj deklarate pati lëvizje të menjëhershmë të rivalëve të qytetit, Milan, pastaj Real Madrid dhe në fund Barcelona.

Mirëpo, siç duket asnjëra skuadër nuk do të mund ta rrëmbejë sulmuesin e spikatur, pasi që ai dëshiron të qëndrojë te klubi aktual.

Sipas informacioneve të fundit drejtuesit e Çellzit duke I premtuar një rrogë më të madhe vjetore kanë bindur sulmuesin nga Bregu I Fildishtë që edhe më tej të mbetet pjesë e skuadrës nga Stemford Brixh.
Shtuar më 04/08/2008, ora 06:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori