Drogba ndërron mendje: Dua të qëndroj
Duket se Didier Drogba ka ndërruar mendje. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë mendohej të largohej nga Londra në merkaton e janarit por duket se po mendon rinovimin.

Sipas mediave franceze, bomberi afrikan i Chelsea-t ka kërkuar rinovimin e kontratës me klubin. Por klubi kërkon kontratë vetëm një-vjeçare.

I mbetet në dorë sulmuesit të vendosë, të rinovojë apo të largohet. Shërbimet e tij i kërkojnë disa skuadra europiane si: Milan, Inter apo Olimpik Marsejë. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori