Drogba shprehet se po kalon momente jo te mira ne Londer
Pëlqej
Albeu.com
Londër - Sulmuesi i Çelsit, Didier Drogba, shprehet i pakënaqur për momentet që po kalon me skuadrën e tij. Ky është një sinjal i qartë drejtuar Interit. Lojari deklaroi në një intervistë për Sky Sports se është duke kaluar momentet më të vështira në karrierën e tij.Lojtari është më i vendosur se kurrë për tu larguar nga Londra në merkaton e janarit. Klubi i Abramoviçit nuk ëhtë dakort me largimin e tij, dhe lojtari mund të përdorë artikullin 17 të FIFA-s. Artikulli 17 thotë se, kur futbollisti kalon moshën 30 vjeçare, atëherë ai mund të zgjidhë kontratën e tij me klubin, me një shifër të arsyeshme.

Kështu mosha e tij 30 vjeçare mund të shfrytëzohet mjaft mirë nga lojtari, ku shifra e tij për zgjidhjen e kontratës mund të shkojë reth 10-12 milionë euro. Interi qëndron i pari në listë për të marrë shërbimet e lojtarit nga Bregu i Fildishtë.(start)
Shtuar më 28/11/2008, ora 20:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori