Drogbasë ia tregojmë ironinë në fushë
Trajneri i Benfikës, Jorge Jesus, i ka të qarta idetë përpara ndeshjes së parë çerekfinale. Ai ka shumë besim se sulmuesit e tij do të shfrytëzojnë problemet e mbrojtjes së Chelsea, dhe shpreson shumë te veterani Pablo Aimar, por edhe te sulmuesi paraguaian Oscar Cardoso.

E se për ta ndezur këtë sfidë, tekniku luzitan nuk harron të pohojë se ai kishte dashur pikërisht blutë e Londrës në shortin e Nyon. “Kemi treguar se ia dalim shumë mirë kundër skuadrave angleze. United e lamë pas në ndeshjet në grup. Pastaj te Chelsea njoh shumë mirë 4 lojtarë, të cilët i kam pasur në skuadër dhe më kanë shndërruar në teknikun që jam sot”, – u shpreh ish-trajneri i Bragës, duke iu referuar David Luizit, Ramirezit, por edhe Ferreirës e portierit Hilario.

“Ne nuk kemi frikë. Me shpejtësinë e sulmuesve tanë do t’i vëmë në vështirësi të madhe. Drogba u tall me ne pas shortit? Përgjigjen e merr nesër (sot)”, – përfundoi 57-vjeçari. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2012, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori