Dështon transferimi i Liridon Latifit në Rusi
Liridon Latifi mbetet në Korçë ku do të luajë për të paktën edhe disa muaj deri në merkaton e dimtit ose edhe më tej. Pavarësisht ofertave në adresë të Skënderbeut për talentin t kombëtares shpresa, klubi korçar nuk arriti të finalizonte shitjen e lojtarit që do ta nisë këtë sezon sërish në radhët e kampionëve.

Me mbylljen e merkatos, mundësia që sulmuesi të transferohej në kampionatin rus për të ndjekur gjurmët e Berishës, Roshit dhe Balajt, u venit pasi marrëveshja ekonomike për transferimin e tij nuk u arrit.

Një lajm i mirë për trajnerin Agostinelli, i cili do të ketë në dispozicion një nga titullarët e sezonit të shkuar. 21-vjeçari u transferua te Skënderbeu në vitin 2014. Ai numëron 42 ndeshje në Kategorinë Superiore, 6 në Kupë dhe 13 përballje europiane për ekipin korçar.
Shtuar më 03/09/2016, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori