Të shtunën mbrëma, Haxhi Krasniqi, u shpall Kampion i Botës në pesha të mesme pasi rrëzoi përtokë Dominic Boselin.
Boksieri nga Juniku i rrëmbeu titujt shokut të tij të skuadrës dhe i ka nisur drejt Kosovës.
Por Boseli kërkon që shumë shpejt të ndodhë
revanshi në mënyrë që t’i rikthejë dy
brezat e humbur.
"Tani e kam të qartë: asgjë nuk qëndron në rrugën e një
revanshi. Unë dua që dy
brezat të kthehen. Lufta mund të vijë", ka thënë Boseli të martën.
"Nuk mund të bëj një pushim të gjatë. Unë do të shëroj dhimbje të vogla në shpatullën time dhe në tendinën e Akilit. Pastaj vazhdojmë", ka shtuar gjermani.
Edhe Haxhi Krasniqi është i pajtimit që një ndeshje e dytë midis tyre të ndodhë së shpejti.
"Unë jam gati për një duel të dytë me Dominicun. Ai është një luftëtar i shkëlqyeshëm", ka thënë kosovari pas ndeshjes.
Klubi i boksit "Magdeburg SES" dëshiron të diskutojë një datë të mundshme për revansh me të dy boksierët dhe ekipet e tyre në ditët e ardhshme.
Shtuar më 14/10/2020,
ora 10:39