"Dua ta ruaj", Arteta i kërkon Arsenalit të bisedojë me Aubameyang
E ardhmja e Pierre-Emerick Aubameyang nuk është më e sigurtë, ndaj edhe Arteta i kërkon klubit të besidojë sa më shpejt me kapitenin për rinovimin e kontratës para fundit të sezonit.

Top shënuesi i Gunners është në 15 muajt e fundit të marrëveshjes së tij aktuale në veri të Londrës dhe diskutimet mbi rinovimin kanë qenë në pritje për ca kohë.

Siç raportohet nga Goal, Arsenali po vëzhgon situatën e sulmuesit të Gent, Jonathan David, ndërsa përgatiten për mundësinë që ylli i tyre të largohet.

"Ne do të duhet ta bëjmë atë në një fazë para përfundimit të sezonit me siguri", tha kryetrajneri i Arsenalit. "Unë do të shoh qëllimet që kemi, synimet e tij".

"Dhe në këtë pikë ku jemi është e vështirë të parashikosh çfarë do të ndodhë. Për mua është shumë e lehtë, dua ta ruaj atë në çdo rrethanë", përfundoi ai.
Shtuar më 05/03/2020, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori