E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
"Dua të luaj përkrah Neymarit"
Njëra prej synimeve në listën e talentit të ri brazilian Vinicius është të luajë përkrah Neymarit. Ai s’e ka problem nëse në Brazil apo Real Madrid.

Adoleshenti i Real Madridit është adhurues i madh i ish-yllit të Barcelonës, i cili u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë pasi iu bashkua me PSG verën e 2017.

“Dua të luaj me Neymarin qoftë në Real Madrid apo në ekipin kombëtar, sepse gjithmonë kam dashur të luajë përkrah tij”, tha Vinicus për Esporte Interativo.

“Jam tifoz i tij që prej kohës kur ai luante titullar në Santos. Natyrisht se nuk do të kishte problem të jem në një ekip me të”, shtoi ai.

I pyetur se cili futbollist e frymëzon më së shumti atë në futbollin evropian dhe se cilin futbollist do ta dëshironte në Real Madrid, përgjigjet e tij ishin të shkurtra dhe definitive.

“Neymar”, u përgjigj ai. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2019, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori