"Dua ti jap Bayernit një tjetër Champions"
Pëlqej
Arjen Robben rrëfen ëndrrën e madhe, të cilën dëshiron ta bëjë realitet para se të mbyllë karrierën. Holandezi kërkon t’i japë Bayern Munchen një tjetër trofe në Champions League, ashtu siç bëri në finalen e vitit 2013 në "Wembley", ku shënoi golin e triumfit kundër Borussia Dortmund. Pas këtij suksesi, bavarezët u panë si favoritë për ta fituar sërish kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë, por u shpartalluan nga Real Madrid në gjysmëfinalet e sezonit të fundit.

Me këtë disfatë në mendje, Robben tani ndihet edhe më i motivuar për ta udhëhequr Bayernin sërish drejt majës së kontinentit.

"Sigurisht që dua ta fitoj përsëri trofeun e Champions League. Eshtë ky objektivi më i rëndësishëm që kam në karrierë. Shpresoj që të jem në formë ashtu si në sezonin e fundit dhe ndoshta mund të përmirësohem në disa aspekte. Dua të arrij gjëra të mëdha me Bayernin. Jam ende i uritur për të tjerë tituj", u shpreh Robben.

Më tej, Robben foli me fjalë inkurajuese për shokun e skuadrës, Holger Badstuber i cili është rikthyer së fundi në fushë, pas një mungese të gjatë nga dëmtimi në gju.

"Jam jashtë mase i lumtur që Holger më në fund është sërish mes nesh. Ai është një djalë shumë i mirë dhe një shok i vërtetë. Pas kaq shumë vuajtjesh e meriton plotësisht rikthimin në lojë2, përfundoi holandezi.

Takimin e fundit zyrtar me Bayernin, Badstuber e ka luajtur në dhjetor 2012. Që atëherë, mbrojtësi 25-vjeçar nuk ka mundur t’i ndahet kalvarit të vuajtjeve. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 14:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori