Dua "Topin e Artë"
"E di që mund të luftoj për Topin e Artë dhe dua ta fitoj këtë çmim". Kështu është shprehur Mario Balotelli në një intervistë për revistën "France Football" që ka themeluar çmimin që vlerëson çdo vit futbollistin më të mirë të botës.

"Mendoj se jam një gjeni dhe jo një rebel. Talenti që më ka dhënë Zoti është i bukur, por edhe i ndërlikuar sepse duhet të përballesh me shumë njerëz. Ëndërroj të bëhem futbollisti më i mirë që është parë ndonjëherë, por më duhet ende shumë punë", thekson sulmuesi i kombëtares italiane dhe Manchester City.

Në lidhje me zërat e merkatos që e "përndjekin" pothuajse çdo sezon, Ballotelli deklaroi: "Do të më pëlqente të qëndroja tek City dhe besoj se aty do të vazhdoj karrierën, por duhet të pyesni agjentin tim. Mancini më njeh që kur isha fëmijë dhe jemi miq. Gjithmonë ka pasur besim tek unë edhe pse nuk e ka të lehtë kur përditë në mediat angleze shkruhen budallallëqe për mua". /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2012, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori