Dua urgjentisht mbrojtës! Maldini troket atje ku nuk pritej
Milani wshtw duke punuar mjaft pwr forcimin e mbrojtjes krahas blerjeve nw mesfushw.

Giampaolo kërkon urgjentisht një partner për Romagnolin në mbrojtje.

Pistat e deritanishme janë tepër të komplikuara. Duke filluar që nga Lovren i Liverpool, Nastasic i Schalke 04 apo Pezzella i Fiorentinës e duke përfunduar te Upamenco i Leipzig, për të cilin gjermanët kërkojnë më shumë sesa 30 milion eurot që ka ofruar Milani.

Sipas Tuttosport, këtyre emrave i shtohet edhe Demiral, një lojtar i sapotransferuar te Juventus.

Për turkun ka pasur disa tratativa nga ana e Maldinit, i cili ka dalë duarbosh.

Kjo për shkak se midis Juventus dhe Sassuolos ekziston një marrëveshje, e cila nuk e lejon turkun të lëvizë nga Torino për dy sezonet e ardhshme.
Shtuar më 13/07/2019, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori