Duam 100 pikë në La Liga
Zëvendëstrajneri i Real Madrid, Aitor Karanka, deklaroi se dëshira e klubit është që sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm.

"Gonzali është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën tonë dhe ne nuk duam që ai të largohet. Ai bën pjesë në planet tona", tha Karanka për lojtarin që është përfolur për një kalim te Bayern Munchen.

Më pas ai foli për sfidën e radhës në kampionat ndaj Granadës: "Ne arritëm që ta fitonim kampionatin, objektivi u realizua, tani do të ketë ndryshime në formacion, por te Reali çdo lojtar do të fitojë ndeshje. Ne kemi respekt për këtë kampionat. Ne nuk duam që të tolerojmë në asnjë pikë", tha ndihmësi i Mourinho.

Dhe në fund një mesazh për tifozët: "Ka qenë një festë e jashtëzakonshme në sheshin e Cibeles. Jemi të lumtur që u kemi dhuruar kënaqësi tifozëve tanë dhe që ata gjithashtu na dhanë ngrohtësi dhe mbështetje. Do të synojmë të shkojmë në kuotën e 100 pikëve në kampionat". /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2012, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori