Duan të më vrasin! Portieri i Real-it bën deklaratën e fortë
Thibaut Courtois nuk është në ditët më të mira të tij tek Real-i pas ardhjes së Zinedine Zidane, i cili veprimin e parë që bëri ishte zëvendësimin e tij me Keylor Navas.

"Shtypi spanjoll kërkon të më vrasë mua, por unë e di se jam një ndër portierët më të mirë në botë dhe për këtë jam i bindur", u shpreh ai para mediave pas fitores së Belgjikës ndaj Rusisë, shkruan Albeu.com.

Courtois u transferua me bujë tek Real-i, por ardhja e Zidane duket se i ka prishur planet atij dhe tashmë lojtarit ndoshta do t'i duhet të ketë plan tjetër nëse gjërat vijojnë në këtë formë tek gjiganti spanjoll. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori