Dudek "ngacmon" Lopezin: I vogël për portën e Realit
Pëlqej
Jerzy Dudek, një emër që sigurisht nuk tingëllon mirë në veshin e tifozëve të Milanit për shkak të së kaluarës së tij me Liverpoolin, ka folur për portierin e ri të kuqezinjve, Diego Lopez, të cilin e ka përshkruar me këto fjalë: "Lopez është një portier i shkëlqyer, që gjatë eksperiencës së tij me Real Madrid ka treguar një rendiment të jashtëzakonshëm. Jo më kot ka arritur të ulë në stol një ikonë si Csillas, por çdo cikël e ka një fund".

Më pas, polaku ka thënë: "Pas ardhjes në MadridKeylor Navas, te Reali nuk kishte më vend për tre portierë të mëdhenj, ndaj dhe porta e "galaktikëve" u bë shumë e vogël për Lopez, i cili mendoj se bëri zgjedhjen e duhur që u transferua te Milani". /albeu.com/



Shtuar më 20/08/2014, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori