Dueli Borrielo-Drogba për sulmin e Milanit
Dy emra të "rëndë" për sulmin e Milanit në merkaton e janarit. Nga njëra anë Marko Borrielo dhe nga ana tjetër Didier Drogba duket se janë emrat që po studiohen me seriozitet nga ana e drejtuesve kuqezinj.

Galiani siguroi që në janar do të vijë një sulmues patjetër dhe çdo gjë o të fillojë nga këto dy emra.

Sulmuesi i Romës e ka shprehur disa herë dëshirën për tu rikthyer në Milano gjë ë cilën e pranon edhe agjenti i tij. Hapësirat për të në formacionin roman janë të pakta dhe napolitani preferon të bëjë zëvëndësuesin e Ibrahimoviç se sa të Osvaldos.

Nga ana tjetër është kapiteni i Bregut të Fildishtë. Drogba nuk bën pjesë në planet e Villa-Boas dhe ka një kontratë që i skadon në janar. Milani, duke përfituar nga kjo do përpiqet ta blejë me parametra 0. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori