Dueli CR7-Messi në Champions, statistikat e të gjithë golave të tyre
Juventusi dhe Barcelona janë përfshirë në Grupin G të Ligës së Kampionëve për sezonin 2020/2021.

Përballja e drejtpërdrejtë e dy yjeve më të mëdha të futbollit do jetë, CR7 Messi.


Dy superyjet e futbollit modern janë njëherësh edhe golashënuesit më të mirë në këtë garë. Ronaldo udhëheq me 130 gola, kurse pas tij ndodhet Messi me 115 golashënuar.

Ndërsa nëse përfshihen edhe garat tjera të UEFA-s, atëherë portugezi ka në total 133 gola në garat evropiane, kurse argjentinasi 118.

Disa statistika të jashtëzakonshme të dyshes në garat evropiane:

-Ronaldo ishte futbollisti i parë që arrin 100 gola me një klub (me Real Madridin më 14 shkurt 2018), ndërsa Messi e arritur këtë shifër një muaj më pas

-Messi i ka humbur vetëm tri ndeshje në të cilat ka shënuar

-Sezoni 2017/2018 ishte i shtati në të cilin CR7 shënonte më shumë se 10 gola në Ligën e Kampionëve

-Messi ka shënuar në 15 sezone të Ligës së Kampionëve

-Ronaldo ka shënuar dy ose më shumë gola në 35 raste të ndryshme

-Të dy kanë shënuar nga tetë hat-trick

-Ronaldo nuk ka shënuar gol deri në ndeshjen e 30-të në Ligën e Kampionëve

-Portugezi është i pari që kishte shënuar 50 gola në fazat e eliminimit direkt (tash i ka kaluar 60)

-Ronaldo është futbollisti i vetëm që ka shënuar në tri finale të Ligës së Kampionëve

-CR7 është lojtari i vetëm që ka shënuar gola në 11 paraqitje radhazi në këtë garë

-Dhjetë golat e Ronaldos kundër klubit aktual, Juventus, janë shifrat më të mëdha që i ka shënuar një lojtar ndaj një klubi

-Messi është përpara Ronaldos me numrin e golave në fazën grupore, 68–63
Ronaldos iu deshën 144 ndeshje për t’i shënuar 100 gola, kurse Messi e arriti këtë shifër në 123 ndeshje

-Statistikat e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, gol pas goli
Argjentinasi i ka shënuar të gjithë golat e tij në Ligën e Kampionëve me Barcelonës, ndërsa portugezi me Manchester Unitedin, real Madridin dhe Juventusin.
Shtuar më 01/10/2020, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori