Dueli më i bukur në botë (VIDEO)

Lionel Messi-Neymar dhe Cristiano Ronaldo-Gareth Bale: nuk ka dyshime. Ky do të jetë dueli më i bukur i futbollit duke filluar që nga ky shtator. Barcelona-Real Madrid, Klasikja e futbollit spanjoll dhe jo vetëm, do të ketë në gjirin e saj dy prej dysheve më spektakolare në botë, të cilët premtojnë show dhe gola. Dy prurjet më të bujshme në La Liga (Bale 101 milionë euro dhe Neymar 57 milionë euro) jo vetëm që i shtojnë bukurinë futbollit por e bëjnë "El Clasicon" super-ndeshjen e sezonit.

Cristiano Ronaldo-Gareth Bale për aftësitë e tyre fizike dhe teknike, shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin, premtojnë gola dhe një lojë shumë të shpejtë për skuadrën e Carlo Ancelottit duke ditur që të dy do jenë krahu i djathtë dhe i majtë i sulmit madrilen, ose me CR7 si pykë të vetme dhe uellsianin pas tij.

Nga ana tjetër, Messi-Neymar, tango dhe samba premtojnë gjithashtu një mori golash dhe një lojë që shijohet vetëm në Play Station.

Klasikja e parë luhet në tetor, ndaj deri atëherë mbani frymën dhe prisni spektaklin.../albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori