Dugarry: Neymar është bosi i PSG, çdo gjë duhet bërë sipas kërkesave të tij
Ish-reprezentuesi i Francës, Christophe Dugarry, ka analizuar situatën te kampi i PSG-së pas përplasjeve në zhveshtore.

Sipas ish-reprezentuesit francez, Christophe Dugarry, duhet që trajneri Emery të intervenojë shumë shpejt, përndryshe situata do të ekzagjërohet.

Neymar tashmë është bos i PSG-së i cili ka fituar kampionatin, Ligën e Kampionëve dhe të gjitha titujt tjerë. Ai është lojtar i madh dhe në të ardhmen ai do të jetë bosi i madh te PSG jo për shkak se është blerë 222 milionë euro. Unai Emery duhet të intervenojë sa më shpejt në të kundërtën ai do të organizojë stërvitjet dhe formacionin e ekipit”, u shpreh Dugarry me ironi për brazilianin.

Ai shtoi se veteranët si Cavani duhet që të respektohen më shumë nga të rinjt si Neymar. Cavani ka tash e katër vjet që është pjesë e PSG-së dhe kështu nuk do të qëndrojë përgjithmonë. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2017, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori