Shtohen duhan-pirësit në futboll (FOTO LAJM)

Joe Cole - Chelsea
Pëlqej
Update - Nëse dikush kërkon të heqë dorë nga pirja e duhanit, sigurisht që sporti është mënyra më e mirë për të bërë diçka të tillë. Aktiviteti sportiv bën që trupi i jeriut të mos e kërkojë nikotinën që i ofron cigarja. Por kur vetë ata që janë protagonistë kryesorë në futboll e konsumojnë diçka të tillë atëherë çfarë duhet bërë?

Vdekja e shumë futbollistëve në fushën e lojës ka larmuar institucionet e futbollit në mbarë botën dhe bashkë me ta edhe klubet, trajnerët, stafet mjekësore dhe vetë futbollistët.

Pas ngjarjes me Fabrice Muamba, ish trajneri i Manchester City Roberto Mancini kërkoi që klubet ti përforconin kontrollet mjekësore dhe për këtë të merrnin shembull nga Italia, ku duhet pranuar se ngjarje të tilla tragjike janë inekzistente.

Por nëse futbollistët pinë duhan (shkaktar kryesor për shumë sëmundje dhe ataket kardiake) çfarë mbetet në dorë të stafeve mjekësore të klubeve të futbollit?

Rasti më i freskët është ai i Mario Balotellit. Sulmuesi i Milan u fotografua duke tymosur teksa kalonte pushimet në Mykonos, Greqi por më i çuditshëm se veprimi i tij ishte komenti i mëpasshëm i Massimiliano Allegrit, i cili u shpreh se e dinte që Super Mario pinte duhan.

Por italiani nuk është rasti i vetëm. Më i freskëti është ai i mesfushorit të Arsenal Jack Wilshere, i cili u fotografua mbrëmjen e djeshme teksa tymoste cigare në një prej klubeve të natës në Londër.

Shihni fotot dhe mësoni disa prej lojtarëve që pinë duhan. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori