"Duhej një trajner si Solskjaer, të thoshte se luan në çdo klub europian", emocionon babai i Uzunit
E nisi nga kategoritë e ulta të Shqipërisë dhe tashmë bën jehonë në gjithë Europën, duke i shënuar në shtëpi një ekipi si Juventusi në grupet e Champions League.

Myrto Uzuni është duke prekur majat e karrierës së tij. Vit pas viti ëndrrat e tij po kthehen në një realitet dhe rrugëtimi i tij vetëm sa ka filluar.

Me një shkrim emocionues, babai i talentit shqitpar, Artan Uzuni, i jep formë mozaikut që Myrto po ndërton në karrierën e tij.

Nga Torori e deri te Ferencvaroshi, një udhë e gjatë dhe e lodhshme, por që nuk ka të krahasuar me shijen e suksesit që vetë sulmuesi i Kombëtares kuqezi po përjeton në këto momente.

“Pjesë e mozaikut, “Europa League“! Duhej një trainer si Solskjaer që do të vlerësonte dhe të thoshte se nr. 10 i Lacit mund të luajë në cdo klub europian. Zoti vonon dhe nuk harron, sepse ka njerëz në këtë botë që e vlerësojnë punën dhe talentin.

Besnik Prenga, sikur zoti e pruri vetëm për të parë ty dhe për të bërë kalimin e madh, për të plotësuar pjesën e radhës së mozaikut të ëndrrës tënde“, janë disa prej faljëve të shkruara nga babai i Myrto Uzunit një vit më parë, ndërsa më pas vijon shkrimin me gjithë momentet e shenjuara në ecurinë e lojtarit shqiptar, që kulmojnë me atë gol mbrëmjen e djeshme kundër Juventusit, ku përballë kishte idhullin e tij, Kristiano Ronaldon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Shkrimi i plotë i Artan Uzunit (i paredaktuar):

19 Tetor 2019

Enderra vazhdon,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
shume ke vuajtur bab,,pa krahe ,,pa njohjet e duhura ,,pa mbeshtetje,, pa reklama ne tv,,pa kompromise,,ndoshta ke pas edhe berryla,, bile shume te kane vonuar ,me dashje apo pa dashje,, por bab ja dole ,i vetem pa perkrahje ,si ZGALEM ne furtune,, ti vazhdove fluturimin drejt lartesive ,,me sakrifica ,,shume pune,,me vetmohim ,,dhe kembengulje ,sepse enderroje bab,, nise nje mozaik bab ,dhe avash avash mozaiku ka filluar te dallohet bab,
ne mozaik kishe gdhendur endren tende bab, dhe endrra po fillon te behet realitet pjese pjese, pjese e endres Tomorri i Beratit realitet,,ndoshta kategoria e pare por ty te rrinte shume e ngushte ajo fanele ,,dhe vazhdove me pjesen e dyte te mozaikut te enderres tende,,superliga bab,,Apollonia e Fierit realitet,,U21 realitet bab,, por Apollonia mbasi ra perseri ne te paren filloi ta zbehi enderren ,por ti vazhdove ashtu sic di vetem ti,
perseri bab ne superlige Laci,e tregove veten me se miri se kush ishe askush nuk fliste per ty neper media bab i vetem ti kunder te gjitheve u tregoje perdite ,kush ishe dhe sa vleje vetem nje burre, nje gjigand ,nje fisnik si profesor PERPARIM KABO fliste dhe u thoshte te gjitheve, ky eshte MYRTO OZUNI ,u thoshte te gjitheve ky eshte talenti i superliges ,,flm profesor PERPARIM KABO,,ti perseri vazhdove bab dhe e tregove veten edhe ne arenen nderkobetare,pjese e mozaikut ,EUROPALIGE, duheshte nje trainer si SOLKJAJER qe do te vleresonte dhe te thoshte 10 i lacit mund te luaj ne cdo klub evropian, zoti vonon dhe nuk harron, sepse ka njerez ne kete bote qe e vleresojne punen dhe talentin, BESNIK PRENGA sikur zoti e pruri vetem per te pare ty bab dhe per te bere kalimin e madh,,per te plotesuar pjesen e radhes te mozaikut te enderres tende Lokomotiva & Zagrebit realitet, e tregove veten dhe po e tregon edhe atje ne Kroaci duke shenuar dhe shkelqyer ,dhe tranieri jot i Lokomotives arriti te thoshte UZUNI nje lojtar i madh nuk kishte nevoje per kohe qe te pershtatej,,ne tre muaj arrite te reshtohesh 5 here ne 11 me te miret e superliges Kroate
mozaiku akoma i pa plotesuar bab, ftesa tek Kombetarja realitet edhe aty bab tregove se sa te rendon ajo fanele ne kurriz dhe sa shume e ke enderruar pjese e mozaikut tend ka qene edhe kjo u fejove bab realitet jete te lumtur bab por kjo nje dite do te ndodhte per te gjitha keto arritje te tuat jam i lumtur dhe mese krenar,, qe kam nje djal te tille por u lumturova dhe fluturova ne momentin ,kur ti more titullin NJERIU I VITIT NE BERAT por prap bab endrra vazhdon mozaiku ka filluar te duket ,por eshte akoma i pa plotesuar,,puno fort bab per te plotesuar mozaikun dhe realizosh endrren tende,,une besoj tek ty,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
bab me fal,,mbase me keto rreshta qe kam shkruar,do te bej te ndihesh keq por ta dish se une jam njeriu me i lumtur ne bote dhe aresyeja e kesaj lumturie je ti te puth bab

3 Tetor 2020

mbas 1 viti pa 15 dit ,,endrra vazhdon,,,,,,,,,,,,, Bab, Ti nuk mund te rrije akoma tek Lokomotiva e Zagrebit ,nje ekip i dores se dyte,,sepse Ty ,te rrinte shume e ngushte ajo fanele,, dhe shume i vogel ai stadium,,sepse Ti pe, dhe kendove Himnin e Flamurit, dhe luajte ne Stade de Franc,,prandaj punove dhe luftove plot nje vit, per te plotesuar pjesezen e radhes te mozaikut ,qe kishe nisur 20 vjet me pare,, qe te vinte dhe transferimi i radhes, tek nje ekip i madh si Ferencvaroshi ne Hungari pjesemarres ne eleminatoret e Cempions ,tek atdheu i te madhit Pushkash,, realitet,,qe diten e pare qe mbrrite ne Hungari, fillove stervitjen ,dhe ke qene pjese e formacionit, titullar i padiskutueshem,ne kampionat dhe cempions,,ambicia ,kembengulja jote nuk ka kufi bab,,2 golat ne eleminatore te cempionsit, ishin pjeseza e radhes, se mozaikut akoma te paplotesuar,realitet bab,,por mozaiku ka akoma pjeseza dhe endra vazhdon,kualifikimi ne grupet e Cempionsit,, realitet bab,, ,pjeseza e radhes se mozaikut,,por akoma mozaiku i pa plotesuar ,,shorti i cempionsit te rezervoi te kesh perballe 2 ,,YJET e botes,,idhullin tend Cristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin,,realitet bab,,por endra vazhdon,,,, mozaiku i pa plotesuar akoma,,do lozesh ne Kamp Nou bab ,,,ENDER,,per mua bab ,,realitet per Ty bab, pjeseza e radhes e mozaikut tend,,por mozaiku per Ty nuk eshte plotesuar akoma ,deri sa Ti ,te behesh pjese e nje ekipi Elite ne Europe ,,,endera vazhdon,,,,,,,,,,,,,,,,,,
??????????????????????????????????????????????

26 / 11 / 2020 / Enderra vazhdon,,,,,,,,,,,,
takove IDHULLIN tend Cristiano Ronaldon,,loze si i barabarte me Te ne Alianz Arena ( Torino ) shenove Gooool ??,,realitet bab,,nje pjesez nga mozaiku qe ke nisur,,por mozaiku akoma i pa plotesuar,,foli dhe shkruajti gjithe Europa bab,,fakt dhe realitet,,
nderuat fanelat me Cristianon,,fakt bluzen e kam ketu ne shtepi vazhdo bab pune dhe vetem pune ,ashtu sic di vetem ti.

Enderra vazhdon,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Shtuar më 26/11/2020, ora 19:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori