"Duhet patjetër të blesh që të përmirësosh skuadrën"
Pëlqej
Edhe njëherë, Louis Van Gaal shprehet qartë se dera e Manchester United qëndron e hapur për përforcime të tjera. Sezoni i ri për "Djajtë e Kuq" nisi me disfatën shokuese 1-2 në shtëpi ndaj Swansea dhe pavarësisht disa blerjeve, trajneri holandez nuk është ende i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion.

"Duhet patjetër të blesh që të përmirësosh skuadrën. Ja pse doja që Rojo të vinte te United. Ai mund të luajë në dy pozicione dhe deri tani ka treguar se kemi bërë një zgjedhje të mirë. Gjithsesi kemi nevojë për të tjerë lojtarë. Ka ende kohë deri në fund të merkatos dhe nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë", është shprehur tekniku holandez.

Angel Di Maria është emri më i lakuar për merkaton e gjigantëve të Manchesterit, të cilët me Real Madrid mund të bien dakord për blerjen e argjentinasit për rreth 60 milionë euro. Sidoqoftë, Van Gaal preferon që lojtarëve të tij t’u japë një shans përpara se të investojë.

"Nuk besoj se është e drejtë që unë të vij në këtë skuadër dhe më pas t’i largoj të gjithë lojtarët. Mendoj se rruga e duhur do të ishte që të gjithë ta kenë një mundësi dhe pastaj duke i gjykuar, mund të arrihet në konkluzione", përfundoi Van Gaal. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2014, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori