Mesfushori i
Interit,
Sneijder ka pasur fjalë të mira për ish-trajnerin e tij, Jose
Mourinho. Fantazisti holandez i
Interit nuk i harron momentet e lavdishme që ka kaluar me "Special One".
"Ne duhet të gëzohemi që kemi njerëz si
Mourinho. Unë e kuptoj opinionin e publikut rreth tij, por unë nuk pajtohem me këto kritika".
"Ju nuk e dini sesi është ai kur punon me neve në baza ditore. Është çdo herë vetja e tij dhe unë e dua këtë gjë".
"Unë e njoh atë shumë mirë dhe jam i bindur se edhe ai është penduar me gjestin që ka bërë kundër Barcelonës, por këtë gjë kurrë nuk do ta tregoj", përfundoi
Sneijder për Sportmediaset. /albeu.com/
Shtuar më 30/08/2011,
ora 12:40