Duhet të përmirësohem akoma
Portieri i ri i Manchester Unitedit, David De Gea ka pranuar se duhet të përmirësohet pas pësimit të dy golave finalen e Community Shield kundër Manchester Cityt të dielën.

De Gea nuk reagoi shpejt për të ndalur goditjen nga distanca të sulmuesit boshnjak Edin Dzeko, ndërsa ishte më fajtori edhe për daljen e gabuar te goli i parë i Manchester Cityt.

I pyetur nëse ka hasur në probleme për t'u adaptuar në futbollin anglez, 20 vjeçari tha: "Jo, futbolli është i njëjtë në çdo shtet. Duhet të adaptohem shpejt dhe të përmirësohem në çdo aspekt". /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2011, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori