Duka: Bylis-Tirana dyshohet si e trukuar, do ketë masa të rrepta nëse vërtetohet
Tirana u shpall kampione e vendit për herë të 25-të, por ka një problem të madh, pasi është nën hetim për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Bylisit.

Vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka pranuar që gjysmëfinalja Bylis-Tirana (përfundoi 2-1 për Bylisin, teksa në pjesën e parë udhëhiqte Tirana) dyshohet si e trukuar.

Duka ka deklaruar se në bashkëpunim me UEFA-n ajo ndeshje po hetohet dhe paralajmëron masa të rrepta ndëshkimore nëse vërtetohet se ka trukim.

“Bylis-Tirana është një ndeshje që dyshohet si e trukuar. Nuk jam jurist, por më la shije të hidhur ajo ndeshje. Juristët po mbledhin fakte në bashkëpunim me UEFA-n. Kemi bashkëpunim me UEFA-n dhe nëse do të vërtetohet që ajo ndeshje ka qenë e trukuar, do ketë dënime të rrepta”, deklaroi kreu i FSHF-së për "News 24".
Shtuar më 21/07/2020, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori