Duka i dërgo letër Kryeprokurores: Të luftojmë së bashku korrupsionin
Armand Duka ka vendosur t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme znj. Arta Marku, për të luftuar sëbashku fenomenet korruptive të futbollit shqiptar.

Presidenti i FSHF i kërkon ndihmë organeve shtetërore që t’i vendosin në dispozicion të gjitha mjetetë për të pastruar edhe futbollin.

Kjo ishte letra e dërguar:

"Federata Shqiptare e futbollit, duke pasur si qëllim të përhershëm mbrojtjen e integritetit dhe reputacionit të futbollit shqiptarë, është gjithnjë në përpjekje për të luftuar fenomenet apo praktikat joetike që dëmtojnë imazhin e lojës së futbollit në përgjithësi. Fatkeqësisht, me mjetet e kufizuara në dispozicion të drejtësisë sportive , këto përpjekje nuk kanë qenë gjithnjë frytëdhënëse. Me vullnetin për të përmirësuar situatën aktuale, por edhe për të vendosur një urë konstante bashkëpunimi midis dy institucioneve tona, kërkojmë një takim për të ndarë me ju disa prej problematikave që FSHF has në aktivitetin e saj. Ende nuk ka zyrtarisht një datë për takimin mes kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme Marku dhe presidentit të FSHF-s, Duka. Ky do të jetë takimi i parë i këtij rangu, për të zgjidhur me sa duket, qëndrimin larg të prokurorisë në dyshimet, raportet apo akuzat për cështej të ndryshme të dyshuara në futboll. Çdo çështje e hetuar nga prokuroria deri më tani lidhur me futbollin, ka rezultuar nul, duke i dhënë statusin e të paprekshmëve personave të implikuar në raste e ndeshjeve të dyshurara si me rezultate të paracaktuara." /albeu.com/

Shtuar më 12/05/2018, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori