Duka: Kjo fitore i shërbeu skuadrës për të ndryshuar atmosferë
Pëlqej
Pas fitores me Uellsin, presidenti i FSHF, Armand Duka deklaroi se skuadrës i shërbeu kjo fitore.

Fitore morali? Si e patë ekipin?

"Rezultati ishte pozitiv, pjesa e parë nuk ishte shumë e mirë, por mendoj se pas asaj humbje të thellë ndaj Skocisë, i shërben ekipit për ndryshimin e atmosferës.

• Panucci? Jeni takuar?

"Nuk kam diskutuar asgjë para ndeshjes, veçse jam munduar ta mbështes si trajnerin e ekipit, për të marrë rezultat pozitiv. Rezultati nuk ngre ndonjë gjë të madhe, por i kthen besimin skuadrës. Fitorja ndikon në moralin e djemve, nëse i kthehet besimi atyre, na kthehet edhe neve. Ky besim nuk mjafton vetëm te çunat, nuk themi që kjo fitore e bëri këtë skuadër shumë të mirë. Të gjithë duhet t’i japim besim.

• Janë rikthyer lojtarët me eksperiencë…

"Sot, ato që ishin në fushë ishin më të mirët e mundshëm. Kishte edhe të tjerë që u larguan. Në ekipin kombëtar, duhet të jetë në fushë ai që është më i miri në moment", përfundoi Duka.
Shtuar më 20/11/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori